Plas lufta, Arabia Saudite sulmon një shtet në muajin e Ramazanit
Pëlqej
Edhe pse jemi ende në muajin e Ramazanit forcat e mbështetura nga Arabia Saudite kanë nisur sulm në portin Hudayah në Jemen, pasi rebelët huthi kanë injoruar ultimatumin për t’u larguar, raporton BBC.

Pozicionet e rebelëve janë duke u bombarduar nga ajri dhe deti, kanë raportuar mediat rajonale.

Agjencitë për ndihma kanë paralajmëruar për katastrofë humanitare në rast se sulmohet qyteti, duke përmendur se mund të përballen me qindra mijëra viktima.

Përmes këtij porti hyjnë ndihmat humanitare në Jemen. Më shumë se shtatë milionë persona varen nga ndihmat ushqimore të vendin e shkatërruar nga lufta. Rrjeti i drejtuar nga sauditët, Al-Arabyia, ka raportuar se ka filluar “çlirimi”, i Hudayah me një shkallë të lartë të sulmeve tokësore, të mbështetura edhe nga ato ajrore.

Qeveria e Jemenit e presidentit, Abdrabbuh Mansour Hadi, ka thënë përmes një deklarate se janë shterur të gjitha mundësitë për t’i bindur rebelët që të largohen përmes rrugëve politike. Emiratet e Bashkuara Arabe, pjesë e koalicionit të udhëhequr nga sauditët, që mbështet Hadin, u ka dhënë më herët ultimatum rebelëve huthi për t’u tërhequr ose do të përballen me sulme.

Lufta civile në Jemen ka vrarë rreth 10,000 persona në tri vjetët e fundit dhe ka krijuar atë që Kombet e Bashkuara e kanë cilësuar si katastrofën më të keqe njerëzore.

Koalicioni i udhëhequr nga sauditët ka intervenuar më 2015 në konfliktin në Hemen, pasi forcat besnike të presidentit Hadi janë përballur me Lëvizjen e rebelëve huthi, e cila udhëheq minoritetin mysliman shiit në këtë vend.


Shtuar më 13/06/2018, ora 10:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori