Plas në Spanjë, Barcelona kërkon titullin kampion nëse nuk luhet më
E bujshme nga Spanja. Sipas gazetës katalanase Sport, Barcelona do t’i kërkojë ligës spanjolle të futbollit t’i dorëzojë titullin kampion nëse kampionati nuk rifillon më për shkak të situatës së rëndë nga koronavirusi.

Kur kanë mbetur 11 javë nga fundi i kampionatit, Barcelona po mendon për skenarin që ndoshta La Liga nuk fillon më.

Një nga rregullat ku do të mbështetet është fakti që është shpallur kampione dimri dhe ka luajtur me të gjitha skuadrat deri tani.Duhet theksuar se me këtë situatë kjo është gjëja e fundit që merret në konsideratë, edhe pse fillimisht duhet të shprehet federata spanjolle.

Egziston një artikull 118 i federatës që thotë se përballë një situate të jashtëzakonshme, kampionati mund të pezullohet përfundimisht në bashkëpunim me autoritetet përkatëse. Katalanasit për momentin janë në vendin e parë në La Liga, me 2 pikë më shumë se Reali.
Shtuar më 15/03/2020, ora 17:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori