Plas "sherri" mes të dashurave të Ronaldos, "tërbohet" Georgina
Pëlqej
Ronaldo është futur në një situatë mjaftë të komplikuar kohët e fundit.

Kundrejt tij kanë vërshuar një sër akuzash për përdhunim, ku më e rënda është ajo e një vazje amerikane e cila e ka hedhur në gjyq.

Këto lajme bënë të reagonte pak ditë më parë edhe ish-e dashura e tij Raffaella Fico, një nga vajzat më të famshme italiane.

“Unë kam qënë e lidhur për 11 muaj me Cristiano Ronaldon, në kohën kur luante me Manchester United. Ata ishin 11 muaj dashurie. Ai është një djalë normal, i qetë dhe i thjeshtë, me mua ishte një zotëri i vërtetë”, u shpreh Raffaella.

Mirëpo sipas revistës “Novella 2000”, kjo deklaratë e ka tërbuar partneren aktuale të Ronaldos, Georgina e cila është jashtëzakonisht e nervozuar me Raffaella Ficon.

Sipas kësaj reviste ish-velina po shkakton një krizë të fortë në çift, por në fund shton se Georgina nuk do e braktiste kurrë Ronaldon në këtë moment të vështirë që po kalon. /albeu.com/

Shtuar më 19/10/2018, ora 14:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori