Plas te Atletico, klubi i kërkon zyrtarisht Griezmann ti bashkohet stërvitjes
Atletico e Madridit ka shpërndarë sot një komunikatë ku ka reaguar me tone të ashpra ndaj Barcelonës dhe sulmuesit francez Antoinne Griezmann, në lidhje me negociatat që palët kanë bërë për kalimin e kampionit të botës në Katalunjë.

Los Colchoneros kanë reaguar, duke dënuar faktin që Barcelona ka nisur negociatat me Griezmann që në muajin mars, ndërsa kanë refuzuar ofertën e katalanëve dhe kanë urdhëruar sulmuesin francez që të paraqitet të dielën në grumbullimin e skuadrës.

Komunikata e AtleticosMadridit:

Më 14 maj, Griezmann na bëri me dije se dëshiron të largohet në fund të sezonit, ndërsa në ditët në vijim ne mësuam se ai kishte arritur një akord në muajin shkurt dhe në mes të marsit kishte takuar sërish drejtuesit e Barcelonës, për të diskutuar detajet, në një kohë kur skuadra ishte e angazhuar për ndeshjet në Champions, përballë Juventusit.

Gjatë ditës së djeshme, Barcelona kërkoi një takim me ne, për të na shprehur interesin për të paguar klauzolën prej 120 milionë eurosh për kartonin e Griezmann, që siç dihet vlen vetëm për muajin korrik, sepse më pas është 200 milionë euro. Përgjigja jonë ka qenë negative, pasi kemi nënvizuar se si Barcelona, ashtu edhe sulmuesi, kanë treguar mungesë respekti ndaj klubit të AtleticosMadridit dhe tifozëve të tij.

Në vijim të gjithë asaj çfarë ndodhi, sot klubi i AtleticosMadridit i ka kërkuar Griezmannit dhe motrës së tij në rolin e përfaqësueses, që në bazë të detyrimeve kontraktuale me klubin tonë, të paraqitet të dielën për nisjen e fazës përgatitore.

Me këtë komunikatë, klubi i Atleticos kërkon të tregojë reagimin më të fortë ndaj sjelljes së palëve, por veçanërisht të Barcelonës, që ka bindur futbollistin ët ndërpresë kontratën me ne, në një moment kur po luanim jo vetëm në Ligën e Kampionëve, por edhe po duelonim kundër katalanëve në kampionat. Negociatat mes palëve kanë ndodhur në një moment kur merkatoja ishte e mbyllur dhe garat të hapura, duke dhunuar normat bazike të garës dhe integritetit të saj.
Shtuar më 05/07/2019, ora 22:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori