Pak komunikim dhe gabime të rënda.
Ka qenë kjo, me pak fjalë, kritika e bërë nga Antoine
Griezmann ndaj Barcelona-s pas humbjes në finalen e Superkupës së Spanjës kundër Athletic Bilbao-s.
Fjalë që, sipas shtypi spanjoll, kanë zemëruar portierin Ter Stegen dhe kolegët e mbrojtjes.
Nga sa mësohet, në fakt, zhgënjimi nga humbja dhe
fjalët e francezit kanë përçarë skuadrën. Portieri gjerman dhe mbrojtja nuk i kanë
pritur shumë mirë deklaratat e bëra nga
Griezmann menjëherë pas ndeshjes.
Megjithatë, duket se qëndrimi i sulmuesit mbështetet nga lojtarë të tjerë të skuadrës. Një
tjetër problem i madh për Koeman, i cili shpresonte ta vazhdonte sezonin në një mënyrë
tjetër.
Shtuar më 20/01/2021,
ora 16:29