Plas te Lazio: Sherr brenda klubit mes lojtarëve, Lotito i nervozuar
Kthimi i Lacios në fushat e futbollit pas pandemisë, ka rezultuar një dështim i jashtëzakonshëm.

Skuadra e drejtuar nga Simone Inzagi, i kishte mahnitur të gjithë me futboll cilësor deri në mars dhe me të drejtë e kishin cilësuar si anti-Juventusi.

Edhe vetë bardhekaltërit besonin se mund të rivalizonin për titull dhe e shprehnin hapur një gjë të tillë.


Por me rifillimin e kampionatit, shifrat e Lacios kanë qenë të frikshme. 4 humbje në 6 ndeshje të luajtura pas rifillimit është bilanci i cili lë skuadrën bardhekaltër tashmë 8 pikë larg Juventusit dhe me shanse që duken mninimale se ekipi mund t’i afrohet edhe më shumë bardhezinjve.

Presidenti Lotito ka qenë shumë i nervozuar gjatë ndeshjes së djeshme me Sasuolon aq sa pas golit të dytë të kundërshtarëve ishte çuar nga tribuna për të ikur, por më pas vendosi të kthehej dhe të shihte minutat e mbetur të sfidës.

Sikur të mos mjaftonte kjo, mediat italiane kanë raportuar për zënka në klub mes Açerbit dhe pjesëtarëve të stafit, apo edhe personave të tjerë në administratën e klubit, ndërsa më parë kishte pasur zëra për përplasje mes vetë lojtarëve që akuzonin njëri-tjetrin për mosimpenjim. Lacio ka përgënjeshtruar menjëherë gjithçka, por tashmë është e qartë se brenda skuadrës diçka nuk funksionon dhe se situata është përkeqësuar ndjeshëm.
Shtuar më 12/07/2020, ora 18:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori