"Plisat" dedikim rrëqethës për Kosovën dhe Shqipërinë në mes të "Loro Boriçit" (FOTO LAJM)

Pëlqej
Shqipëria mbrëmjen e djeshme luajti një ndeshje për tu harruar, pasi u mund nga Skocia me rezultat 0-4 në stadiumin "Loro Boriçi".

Por edhe pse një disfatë tepër e rëndë, tifozët shqiptarë kanë brohoriur deri në fund Koimbëtaren.

Madje tifo-grupi "Plisat" janë treguar shumë të zjarrtë, ku kanë dhënë edhe një mesazh prekës për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.


“Vitet kalojnë dhe vdekja do të arrijë, por eshtrat e mi do të kenë qetësi vetëm kur Kosova, me paqe a stuhi do t’i bashkohet nenës Shqipëri”, shkruhej në banderolën e shpalosur nga “Plisat” në fillimin e ndeshjes Shqipëri-Skoci./albeu.com/
Shtuar më 18/11/2018, ora 08:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori