"Po del shumë bukur!" Oriola dhe Erosi ndajnë momentet epike nga dreka e tyre (FOTO LAJM)
Prej disa kohësh, modelja
Oriola Marashi dhe futbollisti Eros Grezda po shijojnë lidhjen e tyre të dashurisë.
Ata janë parë kudo së
bashku, madje nuk i kursejnë as momentet e ëmbla me njëri-tjetrin në rrjete sociale.
Kështu kanë bërë edhe ditën e djeshme teksa kanë kaluar drekën e të dielës së
bashku.
Ishte futbollisti ai që ndau një video të modeles, kur kjo e fundit mendonte se ai po i bënte foto, por në fakt
Erosi po përdorte disa efekte jo të bukura.
“Të bëftë mirë, zemër! Po del super. Shumë e bukur.”- i thotë
Erosi gjatë videos.
Mirëpo,
Oriola nuk ka vonuar dhe ka marrë hak ndaj këtij veprimi të Erosit.
Edhe ajo ka postuar një foto të futbollistit me efekte në Instagram, ku ka shkruar “Edhe ti jetë.”
A nuk janë tepër të lezetshëm?!
Oriola dhe
Erosi janë kokë e këmbë të dashuruar dhe po e shijojnë në maksimum kohën së
bashku, madje lidhja ka shkuar në një tjetër stad dhe është bërë tashmë goxha serioze.
Lart e poshtë kanë qarkulluar lajmet se pandemia Covid-19 pengoi planet e tyre për fejesë, pasi
Oriola tashmë do t’i kishte thënë “Po” Erosit.
Shtuar më 30/11/2020,
ora 09:04