"Pochettino është tifoz i Juves, ka pasur takim me Paraticin"
Pas largimit të Allegrit tashmë në skenë për stolin e Juventusit kanë dalë shumë emra.

Por edhe pse ka shumë emra në qarkullim bië në sy emri i
trajnerit të Tottenhamit, Maurico Pochettetino.


Edhe pse argjentinas, familja e trajnerit në fjalë ka rrënjë torineze dhe jo vetëm kaq. E gjithë familja Pochettino është një tifoze e zjarrtë e Juventusit dhe madje, në këto ditë, ka pasur jo vetëm telefonata, por edhe një takim kokë më kokë mes Mauricios dhe drejtorit sportiv të “Zonjës së Vjetër”, Fabio Paratici. Ai që e garanton këtë është kushëriri i parë i trajnerit të Totenhemit, Daniele Pochettino.


Daniele, për cilën skuadër bëhet tifozllëk në familjen tuaj?
Ne jemi të gjithë juventinë. Dhe nëse doni ta dini, që kur kanë nisur të qarkullojnë lajmet se kushëriri im është një prej kandidatëve kryesorë për të stërvitur Juven, na kanë pushtuar drithërimat. Të gjithë ne lutemi dhe shpresojmë që kjo gjë të bëhet realitet.

Edhe Mauricio është tifoz i Juves?

Le të themi se aktualisht ai është tifoz i Totenhemit, për arsye logjike. Por zemra e tij është bardhezi, ashtu sikurse e të gjithë familjes sonë dhe jam i sigurt kur them se ai do ta pranonte me vrap mundësinë për ta stërvitur Juventusin.

Si e komentoni sezonin fantastik në Champions të kushëririt tuaj?
Tregoi se është një ndër trajnerët më të mirë në qarkullim dhe nëse Totenhemi sot është mes klubeve elitare, është për meritë të Mauricios. Ndoshta, në vitet e kaluara mund të kishte bërë më mirë në Europë, por sivjet arriti që të korrigjojë gjithçka dhe të meritojë finalen dhe shpresojmë që në fund të ngrejë kupën. Gjithsesi, sivjet të gjithë ne në familje kishim ëndërruar dhe besuar se Champions-i mund të ishte i Juves, pas mbërritjes së Ronaldos, por nuk ia dolëm.

Sa të vërtetë janë zërat për një takim Paratiçi-Poçetino?

Unë me Mauricion dëgjohemi rrallë gjatë periudhës që ai është në sezon, por kemi një xhaxha në Argjentinë që bën gjithmonë mediatorin dhe më ofron risitë e lajmeve që përfliten. Me Mauricion u takuam vjet në Torino, kur ai erdhi të luajë kundër Juves, por me sa di unë, takimi me Paratiçin ka ndodhur dhe ju garantoj për këtë.

Besoni te firma mes tij dhe Juventusit?

Po, sigurisht. Mauricion e ka kërkuar edhe PSG-ja dhe Reali në vitet e kaluara, por ndoshta Juventusi është skuadra që ai dëshiron më shumë tani. Problemi i vetëm është një klauzolë që ai ka me Totenhemin. Nëse arrin të zgjidhet ajo, besoj se Mauricio Poçetino do të jetë trajneri i ri i Juventusit


Shtuar më 23/05/2019, ora 10:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori