Ylli i Manchester Unitedit, Paul
Pogba, shpeshherë udhëton në
Miami, ku ndjek edhe ndeshjet e klubit ta basketbollist
Miami Heat. Për t’i bërë këto udhëtime edhe më të rehatshme, tani
Pogba e ka blerë një apartament
luksoz në qytetin amerikan.
E dizajnuar nga arkitektja e ndjerë britanike, Zaha Hadid, ndërtesa One Thousand Museum është bëra njëra ndër vendbanimet më të kërkuara në
Miami. Aty janë shpërngulur një numër i madh i superyjeve që kur është hapur në vitin 2009.
Në mesin e fqinjëve të rinj të Pogbas do të jetë edhe legjenda e Djajve të Kuq dhe Anglisë, David Beckham, i cili tashmë e ka themeluar një klub të ri në
Miami, Inter
Miami.
27-vjeçari
Pogba dhe partnerja e tij, Zulay, tani do të kenë mundësi t’i shijojnë udhëtimet e tyre të shpeshta në
Miami edhe më shumë, pasi tani e kanë një pamje të mrekullueshme të qytetit nga apartamenti i ri.
Shtuar më 21/05/2020,
ora 14:52