Mesfushori i skuadrës së Manchester United, Paul
Pogba tha pas ndeshjes se skuadra e tij arriti të merrte tre pikët pasi luajti me intensitet më të lartë në
minutat e fundit dhe falenderoi
tifozët bardh e zi për mikpritjen e tyre.
“Jam i lumtur për fitoren, ishte shumë e rëndësishme.
Tifozët ishin shumë mikpritës dhe e vlerësoj. Luajtëm ndaj një ekipi të mirë, por tre pikët janë më të rëndësishmit.
Festova për golin e dytë, ishte e çuditshme pasi u prek nga shumë lojtarë përpara se të shkonte në rrjetë.
Po luanim mirë së bashku deri në fund. Kishin më shumë frymë në
minutat e fundit dhe ajo na mundësoi ta përmbysnim rezultatin”, tha
Pogba. /albeu.com/
Shtuar më 08/11/2018,
ora 11:12