Pogradecari Zguro e mbyll me Tuslan, në pritje të ofertave
Vangjel Zguro, pogradecari që ka luajtur me shumë skuadra në elitën e vendit tonë, por edhe në Kategorinë e Parë, me Pogradecin, Butrintin duket se në Amerikë e ka mbyllur marrëveshjen me skuadrën e Fc Tulsa.

Zguro e ka postuar vetë në profilin e vetë në “Facebook” largimin dhe tashmë është në pritje të ofertave nga skuadra të tjera, qoftë në SHBA apo dhe në Europë dhe për kët është duke punuar menaxheri i tij.

Kujtojmë që ofertat për anësorin e majtë nuk kanë munguar, si në janar ashtu edhe këtë verë. Më poshtë gjeni edhe postimin e Zguros në Facebook.

"Perfundoj edhe ky sezon ne Kampionatin Amerikan Nga Sot jam lojtar i lire, mbasi nuk rame dakord me Ekipin per vazhdimin e kontrates per vitin tjeter, i dham doren njeri tjetrit dhe i uruam suksese, Dua te falenderoj shoket e ekipit, Tifozet, Trajneret, Puntoret e fushes, dhe padyshim Presidentin, ju uroj suksese ne vazhdim Respekte Nga Vangjel Zguro 🖐
Shtuar më 25/10/2020, ora 17:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori