"Poker" Sociedadit, Reali fiton edhe pa CR7-ën (VIDEO)
Real Madrid di të fitojë edhe pa Cristiano Ronaldon e dënuar me dy ndeshje pezullim. "Los Blancos" mposhtën 4-1 Real Sociedadin në ndeshjen e vlefshme për javën e 21 të La Ligas.

Vendasit e nisën në mënyrën më të keqe të mundshme sfidën duke pësuar gol që në minutën e parë me autor Elustondon, por reagimi erdhi shumë shpejt kur pas 2 minutash James Rodriguez vendosi barazpeshën.

Për ti dhënë fitoren Realit që në 45 minutat e para mendoi Sergio Ramos me golin e minutës së 37.

Edhe pjesa e dytë foli për madrilenët që gjetën edhe golin e sigurisë në minutën e 52 me autor Karim Benzema, i cili gjeti golin edhe në minutën e 76.

Me këtë fitore Real Madrid qëndron në vend të parë në kuotën e 51 pikëve, 4 pikë më shumë se Barcelona. /albeu.com/
Shtuar më 31/01/2015, ora 17:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori