Polemika rreth vdekjes së Maradonës, infermerja pranon se gënjeu për kontrollin e tij
Diego Armando Maradona vdiq më parë në moshën 60 vjeçare shkaku i një sulmi në zemër.

Pati shumë polemika rreth vdekjes së legjendës së futbollit, nga përfaqësuesit e tij dhe familjarët të cilët kritikonin emergjencën dhe trajtimin mjekësor që ju dha 60 vjeçarit dhe thanë se nëse do të kishte trajtim të shpejtë do ti shpëtohej jeta atij.

Tani, thuhet se edhe infermierja që kujdesej në turnin e natës për të ka pranuar se ka gënjyer që ka bërë kontroll rutinë ditën e vdekjes, e cila deklaroi se Maradona ishte në gjendje stabile dhe duke marrur frymë në 6:30 të mëngjesit.

Ajo tha se e dëgjoi atë duke hyrë në tualet në orën 7:30, por që nuk hyri ta pengojë.

Hetuesit dyshojnë se ajo nuk ka hyrë gjatë natës për kontroll, dhe ka gënjyer në raportin e saj.

Sipas “The Mirror”, hetuesit thanë: ”Infermierja deklaroi se ajo ka kontrolluar shenjat e jetës së tij, por ajo në fakt e ka lënë atë të pushojë”, thuhet në raportin hetuesor./
Shtuar më 29/11/2020, ora 10:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori