"Elbasan Arena" është nën masa të rrepta sigurie për ndeshjen me Izraelin. Perimetri i
stadiumit është mbushur me policë, të cilët po bëjnë kontrolle të shumta.
Këtij kontrolli nuk i ka shpëtuar as
nënkampionia e
Europës, Luiza Gega, e cila kishte shkuar për të bërë stërvitje në stadiumin e Elbasanit.
Forcat blu e kanë kontrolluar dhe pastaj e kanë lejuar të futet. Ajo tregon këtë moment duke thënë se nuk e priste, pasi mendonte se policët duhet ta kishin njohur.
“Në fakt, nuk e prisja të më bënin kontroll, sepse dihet kush jam unë dhe për çfarë kisha shkuar në
stadium. Më kontrolloi Policia e Shtetit, e cila ishte e shumtë në numër afër
stadiumit. Ata më kërkuan emrin, mbiemrin dhe vendin ku banoja. Më pas
kontrolluan edhe çantën.
Pasi u prezantova, u futa në
stadium dhe fillova stërvitjen. U mërzita pak sepse doja të futesha shpejt në
stadium për të shmangur shiun. Mua më
kontrolluan, ndërsa trajnerin që erdhi më vonë nuk e
kontrolluan”, ka thënë
nënkampionia e
Europës për “Panorama Sport”.
Shtuar më 11/11/2016,
ora 17:22