Porosit ushqim në dhomën e VAR-it, arbitri grek po bën xhiron e botës (VIDEO)
Diçka e tillë ndodhi edhe me arbitrat grek të cilët ishin në dhomën e VAR-it, gjatë ndeshjes Lamia-Panathinaikos.


Gjatë zhvillimit të ndeshjes e cila përfundoi me rezultatin e barabartë 1-1, njëri nga arbitrat që ndodheshin në dhomën e VAR, është kapur nga kamerat teksa merr ushqim nga jashtë.

Ishte dita e parë që sistemi VAR, përdorej në kampionatin grek, por episodi me arbitrin ka nisur të bëjë xhiron e botës . Për më shumë shikoni videon:
Shtuar më 25/08/2019, ora 18:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori