Portieri legjendar turk në gjendje të rëndë, e infektoi bashkëshortja
Gjeneratat më të vjetra e njohin për karizmën e tij dhe bistekun e flokëve.

Rustu Recber, portieri legjendar turk është diagnostifikuar me koronavirus, ku tashmë është mësuar se bashkëshortja e tij, Ilis e ka infektuar.

Gruaja e 46 vjeçarit kishte ardhur nga Amerika, teksa nuk i ka respektuar rregullat e shtetit për të hyrë në karantinë, teksa kishte shkuar direkt e në sallonin e bukurisë.

Madje, raportohet se gjendja e tij nuk është edhe aq e mirë.Kujtojmë, ai ishte pjesë e kombëtares në Kampionatet Evropiane 1996, 2000 dhe 2008, ndërsa mbrojti portën e turqve edhe në Kupën e Botës së vitit 2002, kur përfunduan në vendin e tretë, duke u mundur nga Brazili i Ronaldos, që në triumfoi në këtë turne.


Shtuar më 31/03/2020, ora 18:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori