Portieri më i shtrenjtë në botë, gati hoqi dorë nga futbolli
Pëlqej
Transferimi i portierit te Romës, Alisson Beker te Liverpool për 75 milion euro bëri që ky të ishte portieri më i shtrenjtë në historinë e futboolit.

Por pas firmosjes së Alisson me Liverpool, portieri ka rrëfyer edhe një histori personale të ve135antë ku tregoin se për pak ishte gati të hiqte dorë nga futbolli.

Ai rrëfen:

"Kisha një problem kur isha adoleshent. Isha një shkurtabiq. Fizikisht u maturova vonë, dhe të gjithë portierët në moshën time ishin më të gjatë dhe më të fuqishëm se unë. Një portier duhet të jetë i gjatë që të kërcejë. Kisha shumë dyshime për veten. Më pas, erdhi koha për Kupën Nike, kompeticion për 14-15 vjeçarë. Por nuk luajta. Dhe sinqerisht, mendova ta lë fare."

"Doja të isha si legjendat Kasijas dhe Bufon, që kishin debutuar që 17 vjeç. Por, ata më pritën edhe një sezon tjetër, dhe mendoja se Zoti ishte me mua. Teknika ime u përmirësua shpejt. Më pas ndodhi diçka fantastike, unë më në fund fillova të rritem. Në një vit, shkova nga 170 cm në 187 centimetra. Edhe fiziku filloi të më rritej. Ndoshta, ky ka qenë plani i Zotit për mua”. /albeu.com/
Shtuar më 21/07/2018, ora 09:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori