Ja si festoi Kombëtarja në dhomat e zhveshjes në Portugali (VIDEO)


Pëlqej
Kombëtarja shqiptare arriti një fitore historike në ndeshjen e parë eleminatore për "France 2016". Djemtë e Gianni De Biasit mundën 0-1 në transfertë një emër të madh të futbollit botëror siç është Portugalia.

Goli i fitores u shënua nga Bekim Balaj, ndërsa merita i takon të gjithë ekipit që për 95 minuta dha shpirtin në fushën e lojës. Ndaj dhe festa pas ndeshjes ishte mëse legjitime.

Gazetari Dritan Shakohoxha ka postuar në profilin e tij në Facebook video nga festa e Kombëtares në dhomat e zhveshjes së stadiumit "Municipial Aveiro". Momente që nuk kanë shumë nevojë për komente. /albeu.com/
Shtuar më 10/09/2014, ora 18:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori