Portugali-Shqipëri, ja si pritet të luajë De Biasi (FOTO LAJM)

Etrit Berisha
Pëlqej
Që prej 1 shtatorit, ditë kur Kombëtarja kuqezi u grumbullua për sfidën e parë eliminatore me Portugalinë, trajneri Gianni De Biasi ka bluar në kokë formacionin që do të hedhë në fushë ndaj luzitanëve, sigurisht duke vlerësuar gjendjen e secilit futbollist. Përgatitja fizike do të jetë primare në vendimet e italianit, ndaj disa nga lojtarët që mendoheshin titullarë, pritet ta nisin sfidën nga stoli. Ndryshimet më të shumta vihen re në mesfushë dhe në sulm, ndërsa mbrojtja dhe porta mbeten thuajse të paprekura.

Etrit Berisha që kur e ka fituar statusin e titullarit, nuk e ka lëshuar më atë, ndaj edhe ndaj Portugalisë do të luajë që nga minuta e parë. Përsa i përket mbrojtjes, në qendër do të rreshtohen Cana dhe Mavraj, në të djathtë Ansi Agolli, ndërsa në krahun e majtë Elseid Hysaj. Mbrojtësi i Empolit duket se ka fituar balotazhin me Andi Lilën, që gjithsesi mbetet një alternativë e besueshme në fazën mbrojtëse.

Me një mesfushë të dendur De Biasi mund të befasojë me aktivizimin titullar të Taulant Xhakës që në ndeshjen e parë me kuqezinjtë, ndërkohë që formë të mirë fizike kanë shfaqur edhe Kukeli me Abrashin. Mesfusha kompletohet nga krahët me Odise Roshin dhe Lenjanin.

Përsa i përket sulmit, mes Kapllanit, Salihit dhe Bekim Balës, De Biasi duket se preferon futbollistin e Slavias së Pragës, që ka bindur më shumë në stërvitje me formën e tij fizike.

Gjithsesi, deri në momentin e fundit De Biasi mund të bëjë ndryshime të tjera në formacion, të kushtëzuara këto edhe forma që do të shfaqin lojtarët në seancën e fundit stërvitore. /albeu.com/
Shtuar më 06/09/2014, ora 13:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori