Poston foto duke ndjekur transferimin e Ozilit, tifozët e Fenerbahçes duan rikthimin e Muriqit
Vedat Muriqi nuk po gjen ende golin e parë me
fanellën e Lacios, që ndoshta do të ishte edhe çelësi për të hapur
sërish derën e suksesit për të.
Vetëm 7 minuta në derbi janë shumë pak për një lojtar që kushtoi 20 milionë euro, megjithëse dritë në fund të tunelit ka nisur të duket për të.
Inzagi me shumë mundësi do i japë një shans si tutullar “piratit” shqiptar në duelin e Kupës së Italisë kundër Parmës.
Por ndërkohë që lufton për një vend në formacion, duket se zemra e Muriqit ka mbetur ende në Stamboll.
Bashkëshortja e tij ka shpërndarë në rrjetin e saj social një foto ku shihet sulmuesi shtatlartë që ndjek me vëmendje lajmet për transferimin e Ozilit në radhët e
Fenerbahçes.
Ndërkohë një rikthim të tij në radhët e nëndetëses turke e duan edhe vetë tifozët, të cilët në komentet pas derbit të Romës janë më të shumtë se ata italianë dhe kërkojnë të shohin
sërish Vedat Muriqin me
fanellën e
Fenerbahçes.
Shtuar më 18/01/2021,
ora 22:36