Pozitiv me COVID, trajneri Skënder Gega niset urgjent drejt Turqisë
Trajneri i Kukësit, Skënder Gega i cili ka rezultuar pozitiv me COVID-19 është nisur me urgjencë drejt Turqisë.

Prej disa ditësh Gega ishte në pritje të përmirësimit të gjendjes së tij dhe vendosi që të kurohej në shtëpi, por gjendja e tij është përkeqësuar duke bërë që mëngjesin e sotëm të udhëtojë drejtë Turqisë për një trajtim më të specializuar për mushkëritë

Një reagim në lidhje me gjendjen e trajnerit ka patur edhe klubi i futbollit të Kukësit në një postim në rrjetet sociale.

“Futboll Klub Kukësi njofton se trajneri Skënder Gega ka udhëtuar mëngjesin e sotëm drejt Turqisë. Gjendja shëndetësore e trajnerit u rëndua ditët e fundit dhe për një trajtim më të specializuar për mushkëritë, ka udhëtuar drejt Stambollit. Klubi i uron trajnerit shërim të shpejtë dhe rikthim sa më të shpejtë në krye të skuadrës.”, thuhet në njoftimin e klubit.
Shtuar më 25/11/2020, ora 10:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori