PRAPASKENAT/ I dha të kuq direkt CR7, por gjyqtari nuk kishte parë asgjë


Pëlqej
Cristiano Ronaldos i është prishur mbrëmja dabutuese në Champions League, pasi u ndëshkua me karton të kuq që në minutën e 29', pas një reagimi antisportiv ndaj mbrojtësit të Valencias Murello.

Por një prapaskenë tjetër është zbuluar së fundmi.

Sipas asaj që raporton "Sky Sport Italia" gjyqtrai kryesor, Felix Brych, as që e kishte parë ndërhyrjen, por atij i kishte thënë ndihmësi i tij, Marco Fritz, që incidenti ishte mjaftueshëm i rëndë për karton të kuq.

Sky Sport Italia i ka analizuar pamjet dhe përmes leximit të buzëve, kanë gjetur se Fritzi i kishte treguar Brychit se Ronaldo ia tërhoqi kundërshtarit flokët.

Gjyqtari kryesor e kishte pyetur dy herë nëse ishte për karton të kuq, dhe Fritz i ishte përgjigjur se po.

Kjo mund të ndikojë në vendimin përfundimtar të UEFA-s se për sa ndeshje do të dënohet, pasi gjyqtari nuk mund ta shkruajë në raportin e tij se ai ka parë sjellje të pahijshme, por vetëm që i është thënë se ka pasur./albeu.com/

Shtuar më 20/09/2018, ora 11:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori