De Biassi parashikon rezultatin e ndeshjes
Pëlqej
Xhani De ka treguar ndjesinë e vizitës së bërë tek Kombëtarja për herë parë që pas largimit nga stoli kuqezi. Gjithashtu ai tha për “SuperSport” dhe pritshmëritë e tij nga Kombëtarja e Panuçit.

Ndjesia e takimit me djemtë e ekipit

“Pak e çuditshme, një ndjesi pak e veçantë. Më pëlqeu të vija këtu t’u uroja fat, t’u thosha që jeta vazhdon, që është mundësia të përmirësohet më tej atë që është bërë deri këtu. Uroj që me Kristian të paraqiten mirë se janë në rrugën e duhur. Është një skuadër e cila po rinohet me afrimet e fundit, pastaj mund të kompletohet se janë shumë lojtarë që mund të rikuperohen”.

Çfarë duhet të bëjnë tjetër nën drejtimin e Panuçit dhe këshillat që i ka dhënë

“E rëndësishme është që të qëndrojnë të përqendruar, me kokën në fushë, që të mos çojmë këmbët nga toka. Të mundohemi të çuditim, duke dhënë 100% në fushë. Kristianit nuk i dhashë shumë këshilla, është një person me shumë eksperiencë, ka qenë edhe me Kapelon. Mendoj se ka nevojë të jetë i qetë, të bashkëpunoje me të gjithë. Uroj të shkojë sa më larg. E rëndësishme është të shohë këto 4 ndeshje për Euro 2020”.

Për të ardhmen e De Biazit

“Nuk e di. Presim, tani nuk kam ngut, nuk dua të zgjedh gjënë e parë që del në rrugë. Të shohim nëse fati mund të më rezervojë një mundësi të mirë dhe të bëj më të mirën e mundshme. Kam pasur mbledhje me drejtuesit për një Kombëtare, të shohim çfarë bëjnë,. Edhe nëse vjen klub është mirë gjithashtu, mjafton serioziteti dhe të jem në qendër të projektit”.

Parashikimi për Lihtenshtejnin

Mendoj se fitojmë 3-0, shpresoj kështu”.

Për ndeshjen me Maqedoninë

“Në Maqedoni është më e vështirë, por mendoj se pse është më e vështirë, do të shkojmë me vendosmërinë e duhur dhe përqendrimin e duhur”.

Nëe do të bënte të njëjtën zgjedhje për Cikalleshin

“Unë Sokolin e di që është djalë i jashtëzakonshëm. Sipas meje Kristian ka marrë një vendim se duhet të kuptohet që Kombëtarja është e jashtëzakonshme, se është moment i veçantë për lojtarët. Di edhe situatën e lojtarëve, si Sokoli që gjeti kontratë të mirë për jetën e tij, duhen kuptuar të dy palët. Mendoj se shpejt do të flasin, Sokoli është djalë ari dhe Kristian nuk është budalla”.
Shtuar më 02/09/2017, ora 13:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori