Prekëse, si u përlot legjenda Boban pasi dëgjoi fjalimin e Luka Modriç (VIDEO)
Pëlqej
Luka Modric i ka dhënë fund dominimit të Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit, duke e fituar çmimin e FIFA-s “Lojtari i Vitit”.

Pas një sezoni fantastik me Real Madridin dhe ekipin e Kroacisë, 33-vjeçari ka marrë vota të mjaftueshme nga kapitenët e ekipeve kombëtare për të fituar çmimin “The Best”.

Pas tërheqjes së këtij çmimi, Modric nuk ka lënë pa përmendur edhe idhullin e tij, Zvonimir Boban.

“Unë dua të përmend idhullin tim, komandantin e Kroacisë të vitit 1998, frymëzimin tim të madh, Boban, i cili ka frymëzuar gjithë Kroacinë”, ka deklaruar Modric.

Kur Modric po thoshte këto fjalë, në ekran u shfaq Boban, që nuk mund të përmbante lotët nga emocionet.

Shtuar më 25/09/2018, ora 10:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori