Premtoi se do të zhvishej pas fitore, tifozja e "çmendur" mban fjalën (FOTO LAJM)
Lazio arriti një fitore të madhe mbrëmjen e djeshme kundër
Romës, pasi të besuarit e Simone Inzaghit triumfuan me rezultatin 3-0 në derbin e
kryeqytetit. Fansja më e flaktë e lacialëve, modelja Anna
Falchi, premtoi një dhuratë për të gjithë
tifozët e Lacios në rast fitoreje kundër
Romës.
Aktorja italiane, e lindur në Finlandë, deklaroi se do të pozonte vetëm me një maskë dhe menjëherë pas përfundimit të takimit ka ardhur dhe postimi i saj në “Instagram”.
“Mbaroi loja më e rëndësishme e
kryeqytetit. Çfarë fitoreje Lazio. Immobile i madh si gjithmonë dhe kurrë nuk na zhgënjen. Luis Alberto një ujk, çfarë mund të them. 3 gola për t’ua mbyllur gojën”, shkruan ajo krahas fotos.
Në foton e postuar
Falchi është komplet e zhveshur, ashtu siç kishte premtuar, dhe vetëm me një maskë. Për të gjithë
tifozët lacialë kjo është një fundjavë perfekte, pasi përveç fitores së skuadrës së tyre të zemrës në derbi, vjen dhe ky premtim i Annës, e cila shfaqet sensuale si gjithmonë.
Shtuar më 16/01/2021,
ora 11:15