Presidenti i Fiorentinës ngushëllon shqiptarët për tërmetin përmes Albeu.com (FOTO LAJM)
Tërmeti i 26 nëntorit ishte shkatërrimtar për Shqipërinë. Solidariteti nga shumë vende, organizata dhe persona me influencë ka qënë i madh.
Korrespondenti i Albeu.com në Itali, Nderim Kaceli në prag ndeshjen Torino-Fiorentina ka zhvilluar një bisedë me presidentin e
Fiorentinës, Rocco
Commisso ku ndër të tjera
presidenti i "vllojcëve" i ka shprehur solidaritet për katastrofën e ndodhur në vendin tonë.
Commisso i tha korrespondentit të Albeu.com se ishte ishte i mirë informuar rreth situatës që po kalon vendi ynë, kjo për shkak se në grupin e arkitektëve dhe inxhinierëve që po "ngrenë në këmbë"
stadiumin e ri të
Fiorentinës një pjesë e tyre janë shqipëtarë, madje kryearkitekti është ai i cili ka ndërtuar edhe "Air Albnaia Stadium".
"Ju lutem, dërgoni gjithë ngushëllimet e mia për fatkeqësinë e ndodhur nga tërmeti, kam ndjekur gjithçka sepse kam shumë nga stafi i arkitektëve që po bëjnë
stadiumin e ri nga Shqipëria", u shpreh
Presidenti i
Fiorentinës. /albeu.com/
Shtuar më 08/12/2019,
ora 15:35