Presidenti i UEFA-s: Vendimet për përfundimin e kampionateve janë të nxituara
Aleksander Ceferin ishte figura e parë në botën e futbollit që foli për nevojën për të përfunduar kampionatet.

Dje ai insistoi në vendimin e gabuar të marrë nga ato vende që kanë anuluar kampionatet e tyre.

Holanda dhe Franca janë dy prej top kampionateve që kanë vendosur të shpallin të përfunduar sezonin e tyre – por kjo gjë nuk duket që i ka pëlqyer shumë UEFA-s.

“Për mua, vendimi ishte i parakohshëm. Mendimi im personal është që sezoni është pezulluar shumë shpejt”.

”Nuk është ideale sepse gjërat mund të përmirësohen dhe të gjithë mund të luajnë përveç disa kampionateve. Por është një vendim i qeverive, Dhe çfarë mund të bëjnë klubet? Respektoni vendimin”, u shpreh Ceferin.
Shtuar më 15/05/2020, ora 20:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori