Prishtina humb me rezultat zyrtar ndeshjen ndaj Lincoln
UEFA ka vendosur që Lincolnit t’i takojë përballja kundër FC Prishtinës, e cila nuk arriti të zhvillohet ditën e shtunë, shkaku i rasteve me COVID-19 te skuadra nga Kosova

Lajmi është bërë i ditur nga skuadra e FC Prishtinës, e cila ka marrë vendimin zyrtar të UEFA-s.

Ndeshja mes Lincoln dhe FC Prishtinës, ka një kronologji të gjatë, me skuadrën nga Kosova që ka udhëtuar dy herë drejt Gjibraltarit.

Në herën e parë, FC Prishtinës i dolën tetë lojtarë me COVID-19, duke bërë që ndeshja të mos zhvillohet. UEFA i kërkoi Prishtinës të ndryshojë skuadrën, për të zhvilluar ndeshjen ndaj Lincoln.

Në një orar të shkurtër, FC Prishtina ka grumbulluar lojtarë nga skuadrat e ndryshme të Kosovës, për të kompletuar një skuadër prej 18 lojtarësh.

Me të mbërritur në Gjibraltar, FC Prishtina është testuar për COVID-19, dhe sërish tetë lojtarë të tjerë kanë dalë pozitiv.

Kjo ndeshje u shty sërish, duke bërë që UEFA të vendos për fatin e saj, dhe sot, fitoren 3:0 ia ka dhuruar skuadrën nga Gjibraltari.

Njoftimi i FC Prishtinës

LincolnPrishtina, 3:0 rezultat zyrtar

FC Prishtina sapo ka pranuar vendimin zyrtar nga UEFA.
Shtuar më 24/08/2020, ora 18:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori