Kryeministri i Shqipërisë, Edi
Rama ka publikuar një
video nga brenda
stadiumit “Arena
Kombëtare”, në Tiranë.
Në 11 sekonda,
Rama bën një panoramë të
stadiumit të ri, që ashtu siç po pritet me entuziasëm nga shumë sportdashës, nuk mungojnë as kritikat për mungesën e një tribune të plotë.
Në këtë stadium pritet të luhet edhe ndeshja Shqipëri-Francë, për eleminatoret e Kampionatit Evropian, gjithsesi, UEFA ende nuk ka dhënë konfirmimin.Përpara ndeshjes së 17 nëntorit, do të luhet një ndeshje e futbollit të femrave, Apolonia-Vllaznia, për të testuar stadiumin e ri dhe më pas do të merret vendimi përfundimtar nga UEFA.
Shtuar më 06/11/2019,
ora 10:44