Juventusi dominon prej vitesh futbollin italian dhe është kthyer përsëri në një skuadër me shumë prestigj në Europë.
Por kjo nuk eviton “gropën” në bilancet financiare të bardhezinjve, të cilët regjistrojnë
humbje të mëdha dhe për të tretin vit radhazi, kanë mbyllur bilancin e tyre me
humbje.
Në komunikatën e fundit, klubi ka treguar se bilanci i 2019-2020 është mbyllur me 71,4 milionë
euro humbje, duke regjistruar edicionin e tretë me pasiv për bardhezinjtë e sipas të gjitha parashikimeve, edhe sezoni 2020-2021 do të jetë i tillë. Këshilli Administrativ miratoi këtë bilanc që çon në 385 milionë
euro borxhet që ka klubi.
Një nga të dhënat më shqetësuese vjen nga fakti se të ardhurat janë në rënie, pasi nga 621,4 milionë
euro të një viti më parë, të ardhurat kanë rënë në 573,4 milionë
euro.
Juventusi ka shmangur një katastrofë të rëndë financiare vetëm falë lëvizjes që bëri me uljen e rrogave të lojtarëve gjatë periudhës së ndalimit të aktiviteteve sportive. Vetëm nga ai akord me lojtarët,
Juventusi zyrtarizoi sot se ka shpëtuar rreth 90 milionë
euro.
Shtuar më 11/09/2020,
ora 23:01