Projektohen 168 dhoma gjumi për Ronaldon (FOTO LAJM)

hotel
Cristiano Ronaldo nuk është vetëm një emër i lakuar në botën e futbollit pasi bujë të madhe po bën edhe në bizneset private. Portugezi ka një bashkëpunim me linjën e hotelerisë “Pestana”. Ylli i Juventusit do të hapi hotelin e tij të tretë në vitin 2019 në Marrakech pas atyre që ka hapur në Madrid dhe Lisbona.

Për ndërtesën e tij të re ai ka zgjedhur dizanjin Italian “Lombardini 22”. Hoteli i ri do të ketë 168 dhoma, dy ristorante, një qendër biznesi, një palestër me banjë dhe një pishinë në çatinë e saj. /albeu.com/
Shtuar më 16/11/2018, ora 14:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori