Pronari i lokalit "Panorama" dëshmon para Gjykatës: Po unë Ramën e kam mik
Mihal Kokëdhima ka pasur një bisedë me avokatët e tij para nisjes së seancës gjyqësore, ndërsa ishte ulur në vendin e të paditurit. Avokatët Kujtim Cakrani dhe Erjon Vezimaj i kanë thënë se për rastin e tij ka folur dhe vetë kryeministri, por ndërkohë i qeshur Mihal Kokëdhima dëgjohet të thotë se kryeministrin e ka mik.

Avokatët: Për ty ka folur vetë kryeministri

Mihal Kokëdhima: Si ka thënë?

Avokatët: Dhe po foli vet kryeministri...

Mihal Kokëdhima: E kam mik

Avokatët: Kryeministri është i gjithëfuqishëm dhe harron që korrupsioni i tij ka marrë dhenë në të gjithë botën

Ndërkohë Gjykata ka dhënë arrest me burg për Kokëdhimën. Me këtë masë sigurie të dhënë nga gjyqtarja Esmeralda Habilaj, 51-vjeçari do të qëndrojë në burg të paktën gjatë periudhës së hetimeve, nën akuzë për "kanosje", "dëmtime të tjera me dashje" dhe "shkatërrim të pronës".
Shtuar më 18/08/2019, ora 12:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori