Protestë në Tiranë: UEFA, mos e kruaj me shqiptarët!
Pëlqej
Në rrjetet sociale po bëhet thirrje për protesta kundër vendimit të sotëm të Komisionit të Disiplinës pranë UEFA-s, i cili i dha fitoren në tavolinë Serbisë, megjithëse ekipi që vuajti racizmin dhe dhunën në stadiumin e Beogradit ishte kombëtarja shqiptare.

Sot në orën 18.00, para Kryeministrisë në Tiranë, do të mbahet një protestë qytetare me moton: "UEFA, don't fuck with Albanians" (UEFA, mos e kruaj me shqiptarët".

Iu bëhet thirrje të gjithëve shqiptarëve që të jenë në këtë protestë për ti treguar qeverisë europiane të futbollit se kjo që dhanë nuk ishte drejtësi, ndërsa FSHF-së dhe qeverisë shqiptare mosprofesionalizëm në reagimet pas asaj që ndodhën në ndeshjen e 14 tetorit. /albeu.com/
Shtuar më 24/10/2014, ora 13:19
tetova
e Premte 24 Tetor 2014, Ora 13:30
Platini duhet te largohet prej postit se eshte ba si Sadami apo si Gadaffi.
Alfred Haxhiaj
e Premte 24 Tetor 2014, Ora 13:44
FSHF urgjentisht duhet te deklaroje zyrtarisht bojkotimin e te gjitha ndeshjeve te mbetura. Kombetarja e Shqiperise eshte perfaqesuesja e shqiptareve dhe jo ekipi i Armando Dukes & Co.. Kjo do te jete protesta e shqiptareve kunder kompeticionit me te turpshem evropian ne historine e UEFA dhe te futbollit boteror.
E per cfare na duhet vendi i 4 ????!!!!
Po nuk e bojkotuam kete farse te turpshme, atehere pas 3 ditesh gjithcka do te harrohet dhe Shqiperia nuk do te permendet me. Po e bojkotuam atehere Evropa dhe Bota do t'i ktheje syte nga Shqiperia.
U bej thirrje te gjithe shqiptareve te bashkohen me thirrjen: FSHF BOJKOTO NDESHJET E MBETURA!
dule bocja
e Premte 24 Tetor 2014, Ora 13:56
lene ate legen sport
Tifozi Kuq e Zi
e Premte 24 Tetor 2014, Ora 14:30
Duka te japi doreheqjen!!!! Ai ka mbeshtetur Platinine dhe qeverine aktuale te UEFA-s. Shqiptaret ne shesh per doreheqjen e Dukes! Boll me! Nuk eshte vetem paaftesia dhe neglizhenca e tij !
DUKA DUHET TE JAPI DOREHEQJEN DHE TE KERKOJE TE FALUR GJITHE SHQIPTAREVE QE KA VOTUAR PER KETA PLEHRA TE UEFA-s!!!!
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori