Provokojnë serbët: Ne ua kemi mësuar futbollin, ne ua ç’mësojmë atë
Pëlqej
Serbi-Shqipëri e 14 tetorit pritet të jetë një ndeshje shumë e fortë brenda fushe por edhe jashtë saj duke parë edhe ngarkesën patriotike mes dy vendeve. Përfaqësuesit e dy skuadrave janë përpjekur këto ditë të ulin tonet nacionaliste, duke nënvizuar disa herë se bëhet fjalë për një ndeshje futbolli dhe vetëm kaq, por provokimet nuk mungojnë.

Radiotelevizioni serb BN, në portalin e tij në internet, u kujton shqiptarëve se futbollin e kanë mësuar nga serbët, duke iu referuar faktit se trajneri i parë i kombëtares shqiptare ka qenë një serb, Ljubisha Brosiç, të cilin pakkush e kujton, ndonëse ai në vitin 1946 me Shqipërinë fitoi Kupën Ballkanike.

Në shkrim më tej thuhet janë një ekip dembelësh të padisiplinuar që De Biasi i ktheu në një skuadër luftëtarësh, serioze dhe tepër të saktë në mbrojtje.

Duke folur për ndeshjen e të kuqve të fituar në Portugali shkrimi vazhdon: "Për ne, që shohim "fiset e egra nga jugu" me mendjemadhësi dhe arrogancë, gjithmonë me përbuzje e shpesh me urrejtje, kjo fitore qe një surprizë e madhe.

Në shkrimin e gazetarit serb thuhet se ekipit shqiptar i prin kapiteni Lorik Cana (foto ne faqen e BN), i lindur në Gjilanin tonë dhe kujtohet se: ne u themi atyre "shiftari" ndërsa për ta ne jemi "shkie"

"Patriotizmi, entuziazmi i "kombit të ri", dashuria për disiplinën shtetërore, himni dhe krenaria që kanë se janë shqiptarë, ndërtoi suksesin e tyre të parë të madh. Por për të gjithë këtë, fajin e ka një serb, Ljubisha Brosiç", shkruan BN teksa u kërkon drejtuesve të kombëtares serbe që të mos e nënvleftësojnë Shqipërinë.

Një shkrim që vjen menjehërë pasi trajneri i Serbisë, Dick Advockaat kishte deklaruar se Shqipërinë as që e llogariste.

BN Televizija sugjeron në fund që të bëhet kujdes, por provokon teksa shkruan: "Vetëm atëherë, kur të kemi bërë çdo gjë si duhet, do të jemi në gjendje t’u themi të (pa) njohurve nga jugu: ne ua kemi mësuar futbollin, ne ua ç’mësojmë atë". /albeu.com/
Shtuar më 23/09/2014, ora 10:48
migjen
e Martë 23 Shtator 2014, Ora 13:05
cohu TITO ti nga varri se na MUNDI FLAMURTARI
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori