Paris Saint-Germaini e ka siguruar kualifikimin në çerekfinale të Champions Leagues që në përballjen e parë të 1/8.
Francezët regjistruan fitore prej 4-0 si mysafirë të Bayer
Leverkusenit në BayArena.
Që në minutën e tretë, Blaise Matuidi shënoi për mysafirët, ndërsa në këtë gol ishin të përfshirë edhe
Ibrahimovic dhe Verratti.
Pa përfunduar pjesa e parë, Zlatan
Ibrahimovic shënoi dy
gola, një nga penaltia (39’) dhe një nga loja e hapur (42’).
Yohan Cabaye e vendosi
rezultatin përfundimtar falë asistimit të Lucas (88’).
PSG tashmë pret kundërshtarin në fazën çerekfinale, pasi është e pamundur që Leverkuseni ta përmbysë
rezultatin prej 4-0 në Parc de Princes.
Shtuar më 18/02/2014,
ora 23:43