Kampionët e Francës janë të etur ta transferojnë kapitenin e
Real Mardidit gjatë
këtij afati kalimtar. PSG-ja i ka ofruar Sergio Ramosit kontratë
trevjeçare me një pagë vjetore prej 15 milion euro.
Real Madridi i ka ofruar spanjollit 34-vjeçar vetëm kontratë dyvjeçare gjë të cilën ende nuk e ka pranuar qendërmbrojtësi.
Ramos me madrilenët ka kontratë deri në verën e
këtij viti, ndërsa aktualisht është i lënduar. Ai këtë edicion ka luajtur 18 ndeshje në të gjitha garat dhe ka shënuar tri gola dhe ka kontribuar me një asistim.
Shtuar më 26/01/2021,
ora 13:42