PSG i "gjymtuar" mposht bindshëm ekipin më të trofeshëm të Championsit (VIDEO)


Real Madrid nuk e ka nisur mirë sezonin e ri në Ligën e Kampionëve.

Skuadra më e trofeshme në këtë edicion u mposht nga PSG në Paris me rezultat 3-0.

Dy golat e parë në këtë ndeshje i realizoi ish-sulmuesi i Realit, Angel Di Maria.

Argjentinasi realizoi fillimisht në minutën e 14-të pas një asistimi nga Bernat.

Di Maria realizoi golin e dytë të tij në minutën e 33-të, kësaj here u asistua nga Gueye.

Golin e tretë në ndeshje e shënoi Meunier në minutën e parë shtesë.

Dy minuta më vonë realizoi edhe Bale, por që goli i tij u anulua nga VAR pasi uellsiani kishte prekur topin me dorë.

Pas kësaj fitoreje, PSG mban kreun me 3 pikë, e ndjekur nga Club Brugge dhe Galatasaray me nga 1 pikë. E fundit në grupin A është Reali pa asnjë pikë.
Shtuar më 18/09/2019, ora 22:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori