Publikoi dokumentet sekrete të botës së futbollit, arrestohet në Hungari hakeri portugez
Agjentët portugez të “Policia Judiciaria” kanë arrestuar në Hungari hakerin më të frikshëm të botës së futbollit. Bëhet fjalë për 30-vjeçarin Rui Pintoi.

Ishte pikërisht ky i fundit njeriu që bëri publike për “Football Leaks” shumë sekrete që bën bujë të madhe.

Portugezi zbuloi çështjen e Mayorgas, modeles amerikane që akuzon Ronaldon për përdhunim, mundësinë e dënimit të Manchester Cityt apo PSG për shkak të parregullsive financiare, evazionin fiskal të kryera nga Mourinho, por edhe emailet që i shkaktuan problem klubit të Benficas.

Të gjitha këto dokumente, 30-vjeçari arriti t’i bënte publike. Ai rrezikon 30 vite burg teksa pritet të ekstradohet nga Hungaria drejt Portugalisë. /albeu.com/
Shtuar më 17/01/2019, ora 23:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori