Puyol: Reali nuk e përballon dot mungesën e Ronaldos
Ish-legjenda e skuadrës së Barcelonës, Carles Puyol ka theskuar në prag të “El Clasicos” se skuadra e Real Madrid nuk e përballon dot largimin e Ronaldos dhe duhet të ndryshojë sistemin e lojës. Ndër të tjera ai tha se Barcelona duhet të bëjë lojën e saj dhe të presë momentin për të shënuar.

“Kur lojtari më i mirë largohet është logjike që ekipi të ketë rënie. Real Madridi duhet të shikojë një tjetër zgjidhje, një tjetër mënyrë për të luajtur, në mungesë të golave të Cristianos. Tani është e detyrueshme një tjetër mënyrë për të luajtur.
Barça duhet të bëjë futbollin e saj, të ketë topin në zotërim dhe të përpiqet të përfitojë nga shanset për të shënuar. Stili është shumë i qartë”, tha Puyol. /albeu.com/
Shtuar më 26/10/2018, ora 12:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori