Që ky stadium me kapacitet 135 mijë ulëse të ndërtohet duhet fituar vetëm një ndeshje
Arabisë Saudite po planifikon të mbartë një rekord në aspektin futbollistik dhe ai është të pasurit e stadiumit me kapacitetin më të madh në botë. Mbreti i Arabisë Saudite po mendon të ndërtojë një stadium gjigant me një kapacitet me plot 135 mijë ulësesh.

Ai do të jetë një dhuratë nga Mbretëria e Arabisë Saudite dhe do të ndërtohet në Irak. Mbreti Salman premtoi se do të ndërtojë një stadium për Irakun, por menjë kusht, që këta të fundit të triumfojnë në miqësoren e 28 shkurtit, kundër Arabisë.

“Kam marrë një telefonat nga Mbreti i Arabisë Saudite, Salman bin Abdul Aziz. Ai përshëndeti fitoren e Irakut dhe u shpreh i gatshëm për t’i zgjeruar marrëdhëniet pozitive mes Irakut dhe Arabisë në nivele të ndryshme; Ekonomike, tregtare, komunale dhe kulturore”, ka thënë Al-Abadi, kryeministri i Irakut. /albeu.com/
Shtuar më 03/04/2018, ora 17:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori