Qerimaj me fat, fiton medalje nga dopingu
Erkan Qerimaj më në fund është shpërblyer.

Peshëngritësi shqiptar ka fituar medalje bronzi teksa zuri vend vendin e 4 në Botërorin e Amerikës, thuajse dy vite pas përfundimit të tij.

Por atë kampionat peshëngritësi shqiptar u rendit në vendin e katërt, ndërkohë rumuni Kaptari Dumitru rezultoi pozitiv dhe duhet t’ia dorëzojë medaljen Erkand Qerimajt.

“Kjo është medalja ime e 46 e imja. Është diçka fantastike duke marrë parasysh që jemi vend i vogël, pa kushte”, tha Qerimaj.

Menjëherë federata shqiptare i është drejtuar federatës botërore që të merret medalja e bronztë që i takon Erkand Qerimaj. Dhe dokumentacioni është gati, tashmë Federata Rumune e Peshëngritjes do të kthejë medaljen e cila do t’i dorëzohet peshngëritësit shqiptar.

Ndërkohë që përpara është Kampionati Evropian që zhvillohet në Gjeorgji nga datat 7 deri më 13 prill, ku Qerimaj pavarësisht vështirësive pretendon medalje.

“Sa të jem në sport, qëllimi im i vetëm është medalja”, tha Qerimaj.

Shtuar më 12/02/2019, ora 16:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori