Qeveria britanike trondit Liverpoolin: Mund të anulohet i gjithë sezoni i Premier League
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka frikë se mund të duhet të anulojë tërë sezonin e Premierligës, nëse ndonjë lojtar infektohet me koronavirus.

Sipas BBC, një letër dërguar menaxherëve të klubeve nga Premierliga të martën thotë se zyrtarët qeveritarë i kanë kërkuar kampionatit të “përshpejtojë planet e tij të emergjencës” mes pandemisë në vazhdim të COVID-19.

Letra thotë se ndërsa gjendja aktuale është “biznes si zakonisht”, qeveria do të marrë parasysh “të gjitha opsionet e disponueshme për përfundimin e sezonitnëse situata përkeqësohet.

Luajtja e ndeshjeve “pas dyerve të mbyllura” do të jetë plani kryesor i emergjencave në Premierligë, thotë BBC, megjithatë nëse një ose më shumë lojtarë preken nga virusi, kjo “mund ta bëjë përfundimin e sezonit shumë të vështirë për t’u arritur”.

Kjo do të nënkuptonte ose “anulimin, shkurtimin ose shtyrjen” e ndeshjeve të mbetura të sezonit.

Për të shmangur këtë, klubeve u këshillohet të rritin rutinat e higjenës dhe të kufizojnë hyrjen në ambientet e klubeve nga të huajt. Masat paraprake të tjera përfshijnë mos nënshkrimin e autografeve dhe shmangien e shtrëngimit të duarve me fansat.

90 raste të koronavirusit aktualisht janë raportuar në Mbretërinë e Bashkuar që nga e enjtja, pa asnjë viktimë.

Nëse sezoni do të anulohej, do i mohohej Liverpoolit titulli pas 30 viteve në Premierligë, i cili është titulli i parë i nivelit të parë në Mbretërinë e Bashkuar që nga viti 1990. Aktualisht nuk dihet se çfarë do të ndodhte me statusin e ligës nëse do të përfundonte para kohe.



/Lajmi.net/
Shtuar më 11/03/2020, ora 19:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori