Rama bën meme Lulzim Bashën: Nuk bëhet ajo që bën Juvja (FOTO LAJM)

Kryeministri Edi Rama duket se është gëzuar shumë nga kthimi i rezultatit që bëri mbrëmë skudra e Juventus ndaj Atletico Madrid.

Rama nuk ka kursyer edhe ironin ndaj kundërshtarit politik, Lulzim Basha, duke i shpërndarë një meme në Instagram.

Rama ndan fotomontazhin e kryedemokratit Basha në ‘Tëitter”, ku komenton ndeshjen e futbollit të ‘Atletico Madridit’.

“E paska blerë dhe Atletico Madridin Edi Rama

I bëj thirrje tifozëve të futen në fushë e të djegin rrjetat e portave dhe topin!”, shkruan Basha. Ndërkohë, kreu i Qeverisë i përgjigjet me një koment nga futbolli.

“Ka të drejtë, nuk bëhet ajo që bën juvja.”- shkruan Rama. /albeu.com/
Shtuar më 13/03/2019, ora 11:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori