Rangers arrin marrëveshjen me Florian Kamberin
Trajneri Stiven Gerrard pasi largoi nga klubi i Rangers një shqiptar si Eros Grezda kërkon që në vend të tij të ofroj një tjetër futbollist të kombëtares shqiptare.

Klubi skocez që këtë sezon do të synojë titullin kampion ka arritur marrëveshjen me klubin e Hibernian për të marrë nëpërmjet formulës së huazimit deri në fund të sezonit Florian Kamberin.

Mediet skoceze bëjnë me dije se Kamberi është nisur drejt qytetit të Glazgoë për të kryer vizitat mjekësore, që do të pasohen nga zyrtarizimi si lojtari më i ri në dispozicion të Gerrard.

Si pjesë e marrëveshjes për Kamberin, Greg Doçerti do të kalojë nga Rangers te Hibernian. Kamberi pritet të largohet pas plot tre sezonesh nga Hibernian, ku luajti 67 ndeshje dhe ishte autor i 20 golave. Sulmuesi më parë ka qenë pjesë e Grasshopers në Zvicër dhe Karlsrue në Gjermani. Kamberi u grumbullua nga trajneri Edoardo Reja në muajin tetor me përfaqësuesen kuqezi.
Shtuar më 31/01/2020, ora 18:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori