Reagon babai i Xhakës për përplasjen me De Biasin dhe largimin nga Kombëtarja
Gjatë ditës së sotme u raportua se në kampin kuq e zi janë të tensionuara marrëdhëniet mes trajnerit De Biasi e lojtarëve si Taulant Xhaka e Shkëlzen Gashi.

Taulanti Xhaka u pa tejet i nervozuar në ndeshjen e parë të Euro 2016 në momentin e zëvendësimit, duke hedhur shishen me uji, diçka që thuhet se nuk i ka pëlqyer De Biasit.

Ndërkohë, nga anën tjetër, mediat shkruajnë se ka pasur polemika edhe me Gashin pas atij rasti të humbur ndaj Zvicrës.

Por, gjatë një prononcimi për Gazetën Express, babai i Taulant Xhakës, Ragip Xhaka, ka mohuar spekulimet se djali i tij është përleshur me trajnerin Gianni de Biasi dhe se do ta braktisë Kombëtaren shqiptare.

Ai i ka thënë Gazetës Express se këto janë vetëm thashetheme dhe se Xhaka do të vazhdojë të luajë për Shqipërinë.

“Gjithçka që është shkruar është e pavërtetë. Taulanti nuk është përleshur me De Biasin, derisa për Gashin nuk mund të them asgjë sepse nuk e di”, ka thënë Ragip Xhaka.

Taulanti është nervozuar kur trajneri ka vendosur që ta heq atë nga loja në ndeshjen ndaj Zvicrës – diçka që pasoi me gjuajtjen e shishes së ujit. Ai dëshironte që të luajë gjithë ndeshjen kundër vëllait të tij, Granitit dhe nervozizmi ishte normale aty”, shtoi babai i Xhakës.

“Unë mendoj se Taulanti është lojtari kyç në mesfushën e Kombëtares dhe është i vetmi që ka dhënë gjithçka për këtë ekip. Kuptohet se nuk e ka pritur aspak mirë atë vendim, por nuk është e vërtetë se do të largohet nga Kombëtarja dhe se është përleshur me trajnerin. Nuk do ta braktisë kombëtaren”, theksoi më tej Xhaka.

Taulanti nuk luajti në ndeshjen e fundit pasi ishte i sëmurë. Ai qëndroi i shtrirë për tre ditë duke mos u stërvitur fare. Unë ende nuk e kam parë Taulantin. Ai gjatë ditës së shtune do të vij në Zvicër dhe do të qartësohet kjo që shkruhet, por unë e përsëris sërish se asgjë nuk është e vërtetë”, ka thënë në fund Ragip Xhaka./Albeu.com/
Shtuar më 24/06/2016, ora 23:04
mirditori
e Premte 24 Qershor 2016, Ora 23:27
eshte i vetmi qe ka dhene gjithqka per kombetaren thote babai i xhakes

jo jo jo e vertet .
shiko qfare lojtarsh jane abrashi ,kukeli ,zoti ja u prifte mbare luajne pa pushim 200% energji ne fushe kto jane shqiptar kuqezi edhe nje dite do luajne me skuadra shume me emer shpresoje intermilan ti bleje .
dera hapur per tradhtar .
para shqiptart e vertet
Shkupi
e Premte 24 Qershor 2016, Ora 23:35
O Mirditor mos e harro kontributin e Xhakes dhe
Gashit ne KombÃ
leo
e Shtunë 25 Qershor 2016, Ora 00:00
Gashi asht dhe donte jete lojtar i kombetares, Gashi duhet te pergezohet per cfar jep ne kombetare,
diaspora shiptare
e Shtunë 25 Qershor 2016, Ora 02:01
gjdo prind reagon por nuk asht per me reagu biasin sepse as graniti jut as taulanti yt nuk kan tregu asfar loje as ky ne kombetare as tjetri ne zvicer por mati fjalet se thmit te kan mbush pare te budallve qe japin dmth budallve kllubeve sepse shaqiri e te tjeret jan shm her mat mir se thmit e tu ne gjdo loj sepse popullata po i shef gjdo loj te tyre me rekllamu mundesh por edhe karieren mund te ju hupesh ri ma mir ne vend mos u korupto dhe ti
lala
e Shtunë 25 Qershor 2016, Ora 02:11
Gashi e xhaka jon te jasht zakonshum jon kuq e zi
para laqi
e Shtunë 25 Qershor 2016, Ora 08:23
@lala
legen
Musliu
e Shtunë 25 Qershor 2016, Ora 16:01
Ju qe shruani kunder Xhakes dhe Gashit jeni fare e prishur dhe e perzier
Musliu
e Shtunë 25 Qershor 2016, Ora 16:05
Jo esht e rastit qe tani Xhaka esht lojtari i Arsenalit diaspora shqiptare ske fare lidhje me fotbollin
Kosovari
e Dielë 26 Qershor 2016, Ora 11:07
Kosoves i duhen lojtar te ri me perspektivë . Kosovës nuk i duhen lojtar per karrier me shite men .
E sa i perket disa lojtar qe me origjinë Kosovar marre me refuzu origjinë, merrni shembull te ivan raketic i lindur ne zvicerr po luan per Kroacin
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori