U përjashtua nga Seria C, reagon presidenti i Pro Piacenza: "Nuk jam unë i vetmi përgjegjës"
Pas përjashtimit të Pro Piacenza nga Seria C, ka folur presidenti i klubit Maurizio Pannella për gazetën e përditshme "Liberta", shkruan Albeu.com.

"Kam paguar shumë për mungesën e eksperiencës time në botën e futbollit, por nuk ndjehem i vetmi përgjegjës për rënien e Pro Piacenza – ishin fjalët e tij - Tani duhet të marrim parasysh këtë vendim të përjashtimit për ta apeluar. Nëse më duhet të kërkoj falje për dikë do kërkoj".

Ndërkohë të dielën Cuneo turpëroi 20-0 skuadrën e Pro Piacenzas, teksa Federata e Futbollit Italian e përjashtoi menjëherë.

Në fakt në atë sfidë Pro Piacenza ishte paraqitur në fushë me skuadrën e 17 vjecarve pasi lojtarët e ekipit të parë e kishin braktisur klubit për shkak të problemeve financiare. Madje në atë ndeshje nuk ishte fare i pranishëm as trajneri i skuadrës.

Ky është një turp për futbollin Italian. Por nuk është vetëm Piacenza që ka falimentuar vjet u shkri klubi i Modenës, ndërsa Bari për shkak të problemve financiare u përjashtua nga Seria B.

Ndërkohë kujtojmë këtu se probleme financiare ka pas dhe Parma e cila në vitin 2015 shpalli falimentimin. /albeu.com/
Shtuar më 19/02/2019, ora 14:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori