Raportet që hoteli i Cristiano
Ronaldos ishte gati të shndërrohej në një infermieri për të prekurit me coronavirusit nuk janë të vërteta.
Gazeta spanjolle "Marca" pretendoi se ish-ylli i Real Madridit ishte gati që një nga dy hotelet e tij të shndërronte në
spital për të ndihmuar në luftimin e pandemisë, e cila ka infektuar mbi 160 mijë njerëz në të gjithë botën dhe tani ka vrarë mbi 6 mijë.
Infeksioni është në fazat e tij të hershme në vendlindjen e fituesit të pesëfishtë të Topit të Artë, në Portugali, ku rastet u rritën nga 76 në 245 në ditën e fundit.
Sidoqoftë, stafi i hoteli të
Ronaldos në Lisbonë ka thënë se ata nuk dinë asgjë për planet për ta transformuar përdorimin e tij në baza të përkohshme.
“Ne jemi një
hotel. Ne nuk do të jemi
spital”, thuhet fillimisht nga një zëdhënës i hotelit për RTL Nieuws.
“Është një ditë si gjithë të tjerat, ne jemi dhe do të mbetemi një
hotel”.
“Ne po telefonohemi nga shtypi. Ju uroj një ditë të mbarë”, përfundoi zëdhënësi.
Shtuar më 15/03/2020,
ora 17:20