E FUNDIT/ Një plumb në kokë, vdes 26 vjeçari
Real e Barça në presion, Atletico e nis me fitore (VIDEO)
Atletico Madrid e ka nisur me këmbën e mbarë vitin 2015. "Los Colchoneros" fituan përballë Levantes në ndehsjen e javës së 17 të La Ligas me rezultatin 3-1 duke vënë në presion Real Madrid dhe Barcelonën.

Kampionët e mbyllën pjesën e parë në shifrat 1-0 falë golit të Griezmann në minutën e 18. Ishte po francezi që në minutën e dytë të pjesës së dytë shënoi edhe golin e dytë.

Kur u mendua se gjërat për Atleticon do të ishin më të lehta erdhi goli i El Zhar, që i vuri në vështirësi vendasit.

Por goli i Diego Godin në minutën e 82 i qetësoi "Los Colchoneros" që tashmë e shohin veten në kuotën e 38 pikëve, po aq sa edhe Barcelona që luan nesër përballë Real Sociedad dhe 1 pikë më pak se Real Madrid që ka dy ndeshje më pak dhe që nesër luan në "Mestalla" ndaj Valencias. /albeu.com/
Shtuar më 03/01/2015, ora 17:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori