Real Madrid ofertë të "çmenduar" për Salah
Real Madrid së fundmi ka shfaqur interesim të madh për sulmuesin e Liverpool, Mohamed Salah.

Tashmë mediat sportive po shkruajnë edhe mbi një ofertë nga ana e Real Madridit që ka bërë ndaj Liverpool për të marrë shërbimet e egjiptianit.

Ofërta marramendëse e ekipit spanjoll përfshin kartonin e Kejlor Navasit dhe 150 milionë euro dhe thuhet se do të negociojnë përsëri pasi e duan me çdo kusht shënuesin e 44 golave në sezonin që lamë pas.

Duke ditur dhe interesimin e Liverpulit për një portier, “Los Blancos” po mundohen që ta joshin me portierin e Kosta Rikës dhe një shume tëpër të lartë. /albeu.com/

Shtuar më 18/06/2018, ora 13:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori